TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është Stjuart Smakaj 23 vjeçari i arrestuar nga policia si autor i dyshuar për vrāsjen e shokut të tij Gledis Kraja në Shkodër.
23-vjeçari u arrestua ditën e djeshme, ndërsa para hetuesve ai ka pranuar krīmin e rëndë.
A ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të vrasë Gledis Krajën por se ka qëlluar në drejtim të Denis Halilit.
“Gledisin e kisha shok dhe nuk doja ta vrīsja. Jam penduar”, është shprehur ai.
Si ndodhi ngjarja:
I gjithë sherri sipas tij ka nisur për shkak të parkimit të kamionit të mobilierisë.
Familja Smakaj kishte bërë porosinë e divanëve për banesën e tyre në të cilën ishin vendosur prej pak kohësh.
Debati ka nisur mes vëllezërve Smakaj dhe shoferit të mobilerisë, të cilit i kanë kërkuar që të parkojë kamionin afër hyrjes së pallatit i cili ndodhet përballë vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Shoferi ka refuzuar një gjë të tillë nen pretekstin se nuk ka mundësi parkimi duke e larguar kamionin pak metra më tutje, raporton Abc News.
Stjuart Smakaj
Mes tyre dhe shoferit ka nisur një debat, në të cilin ka ardhur për të sqaruar situatën e krijuar edhe pronari i mobilierisë.
Në atë moment mes vëllezërve Smakaj dhe punonjësve të mobilierisë ka nisur fillimisht konfrontimi fizik.
Në këtë moment në ndihmë të shokëve të tyre ka ardhur edhe 23 vjeçari Gledis Kraja, i cili ka arritur fillimisht të qetësojë gjakrat.