AKTUALITET, 19 Gusht 2020, 11:14

FOTO/ “Përbindëshi” amerikan zbarkon në Kretë, mesazhi përmes emrit


Tensionet janë të larta në Mesdhe duke bërë që fuqitë botërore të rrisin prezencën e tyre në rajon.

Kështu, helikoptermbajtësja më e re e marinës amerikane “USS Hershel Woody Williams”, zbarkoi mëngjesin e sotëm në portin e Soudas në Kretë të Greqisë.

Anija gjigante është duke kryer udhëtimin e saj të parë dhe i përket Flotës së Gjashtë Amerikane.

Helikoptermbajtësja është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizmit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iwo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane.