TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë nuk është vetëm në det ku anijet ushtarake janë vënë përballë, por edhe në media e rrjete sociale.
Sëfudnmi, mediat greke kanë publikuar foto të fregatës së dëmtuar turke “Kemal Reis”, e cila u përplas sipas tyre nga fregata greke “Lemnos” disa ditë më parë gjatë disa manovrave të rrezikshme në Egjeun Lindor, shkruan Abc News.
Demtimi i anijes turke, “Kemal Reis” sipas mediave greke
Siç raporton “Protothema“, anija turke ka një të çarë në pjesën e pasme të saj si rezultat i përplasjes me fregatën greke, e cila gjithashtu është dëmtuar në pjesën ballore të saj.
Indicenti ndodhi një javë më parë në Egjeun Lindor, teksa anijet greke dhe turke ndodheshin në zonë për shkak të kërkimeve sizmike që ishte duke kryer Turqia në këtë rajon.
Demtimi i fregates greke “Lemnos” sipas mediave turke
Më herët, mediat turke publikuan pamje të anijes së dëmtuar greke duke theksuar se ajo kishte shkuar për riparim.
Po ashtu, Presidenti Erdogan e cilësoi këtë incident një provokim të rëndë duke deklaruar se në një rast të ngjashëm, Greqia do ta pësonte.