TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Shkodër, ku në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 iu ka kërkuar deklarim pasurie dy subjekteve.
Bëhet fjalë për Sirjan Alija, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar krīminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krīminal”;
Safet Rustemi (Rrustemi), banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata krīminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krīminale dhe grupi i strukturuar krīminal”.
NJOFTIMI I OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• S. A., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar krīminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krīminal”;
• S. R., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata krīminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krīminale dhe grupi i strukturuar krīminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.