TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokratët janë përplasur me një qytetar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Në pamjet nga tubimi shihet një prej militantëve që e godet qytetarin me shpullë në kokë, ndërsa situata agravon.
Pas incidentit, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, doli në mbrojtje të militantëve, duke e cilësuar qytetarin si “provokator të qeverisë”. Ai akuzoi gjithashtu policinë se e kishte sjellë atë në protestë.
Ndërkohë, protesta e demokratëve, e paralajmëruar për orën 12:00, nisi me gati një orë vonesë. Për të tretën herë radhazi, tubimi u zhvillua pa praninë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Marshimin drejt Kryeministrisë e udhëhoqën Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të kësaj force politike.
Pas rreth një ore qëndrimi para Kryeministrisë, militantët u drejtuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku studentët kishin paralajmëruar protestën e tyre për orën 14:00. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të demokratëve për bashkim, studentët refuzuan sërish të bashkoheshin me ta.
Gjatë marshimit, militantët mbanin një pankartë me mbishkrimin “Bashkimi bën fuqinë”, ndërsa para Ministrisë së Arsimit u dëgjuan sërish thirrjet “Berisha në burg” dhe “Poshtë komunistët”.