AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 10:53

VIDEO/ Me zinxhirë në duar dhe gojën e mbyllur, gratë e Astirit protestë para Gjykatës së Apelit

VIDEO/ Me zinxhirë në duar dhe gojën e mbyllur, gratë e


Gratë e Astirit janë duke protestuar para Gjykatës së Apelit, ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë për tre nga banorët e arrestuar, Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

Me zinxhirë në duar dhe gojën e mbyllur, banorët shihen para Gjykatës, ndërsa një prej tyre shprehet se do të vijojnë protestat dhe se është e padrejtë që të mbahen në burg banorët.

“Këta trima po bëjnë burg padrejtësisht, ndaj ne duhet të bëjmë të vetmen gjë:

Mbështetje në respekt të këtyre qëndrestarëve dhe kauzës sonë,” shprehet banorja.