AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 10:46

“Ejani, ndodhi tragjedia”, shqiptari vret kunatin pas sherrit në Itali, çfarë ndodhi në sy të familjarëve

“Ejani, ndodhi tragjedia”, shqiptari vret kunatin pas sherrit


Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Itali, pas një sherri mes shqiptaresh, ku shqiptari vrau pas konfliktit familjar kunatin e tij.

Mediat italiane zbardhin sot emrat e tyre, duke iu referuar policisë. Shqiptari 45-vjeçar që u vra nga kunati i tij paraditen e së dielës në Nettuno të Italisë është identifikuar si Shpend Allushi.

Ndërkohë që autori është Luan Zalta 50 vjeç, me të cilin ai pati një konflikt para krimit.

Sipas policisë, viktima kishte marrë trenin dhe më pas mori një makinë për të shkuar në banesën e së motrës. Por, pikërisht aty, përfundoi i vrarë.

Skena është zhvilluar në sy të familjarëve të tjerë. Mësohet se mes kunetërve ka pasur vazhdimisht sherre dhe zënka, por këtë radhe nuk ka detaje lidhur me shkakun.

Thuhet se në sherr e sipër viktima e ka qëlluar kunatin, ndërkohë që ky i fundit rrëmbeu armën që e mbante në dollap dhe e ka qëlluar për vdekje.

Gruaja e viktimës, ndërhyri dhe tentoi të ndalonte vëllain e saj. Gjatë përplasjes mes motrës dhe vëllait, pati edhe një të shtënë tjetër me armë zjarri, por për fat të mirë nuk u lëndua asnjë prej tyre.

Kunati, 50-vjeçari me profesion kamionist, autori i krimit ishte ai që lajmëroi policinë.

“Ejani, ndodhi tragjedia”, mësohet të ketë thënë ai teksa telefonoi policinë.

Më pas u vu në pranga, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.