AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 23:26

Ikardi dhe Mbape janë të pandalshëm, nga dy gola secili në klasiken e Francës

Ikardi dhe Mbape janë të pandalshëm, nga dy gola secili në

Mauro Ikardi vazhdon të argëtojë e të shënojë në radhët e PSG, aq sa tashmë problemet e tij te Interi duken një kujtim i largët. Sulmuesi argjentinas ka qenë përsëri protagonist me francezët në një ndeshje që cilësohet si klasikja e Francës, dueli me Olimpik Marsejën.

Ikardi dhe Mbape ishin të jashtëzakonshëm në takimin e sotëm dhe e mbyllën sfidën që në pjesën e parë të saj. Ishte fillimisht Ikardi i cili gjeti dy herë rrjetën në minutat 10' dhe 26', duke çuar shifrat shpejt në 2-0. Më pas ishte Mbape ai që gjeti dy herë gjithashtu rrjetën, duke bërë që në minutën e 44-t sfida të regjistronte shifrat 4-0 dhe të mos kishte më diskutime për vazhdimësinë e takimit.

Më pas, shumë raste, por edhe administrim i forcave për të shkuar drejt kësaj fitoreje e cila thellon në nëntë pikë diferencën me Nantën në vendin e dytë të klasifikimit.