TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tavani i një prej godinave të një konvikti në qytetin Studenti ka rënë.
Mësohet se tavani ka rënë mbrëmjen e djeshme, ndërsa disa nga studentët janë larguar nga godina.
Nuk kanë kaluar as katër muaj nga rikonstruktimi, pasi në maj të viti 2019, është bërë rregullimi i godinës numër 20.
Madje, është trumbetuar nga Erion Veliaj si një investim i rëndësishëm për qytetin Studenti, ndërkohë që këto janë pamjet e godinës.
Mësohet se deri tani nuk është marr asnjë masë për largimin e studentëve nga godina, dhe pritet që të shkojnë inspektorët për të kontrolluar nëse godina ka rrezik për studentët.