TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 36-vjeçarit sot në kodër Kashar në Tiranë, ndërsa si motiv kishte një konflikt pronësie.
‘BalkanWeb’ raporton se ‘mollë sherri’ mes dy kushërinjve është bërë një rrugë. Mësohet se Rezeart Hoxha pretendonte se rruga ishte ndërtuar në tokën e tij dhe sipas tij kushëriri nuk duhet të kalonte aty me makinë.
Pasi dy kushërinjtë janë zënë verbalisht me njëri-tjetrin, 44-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin K. Hoxha. Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.