AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 10:19

Rudina Hajdari thirrje Ruçit: Merr masa, disa persona më kanë kërcënuar në zyrë, mund të jem viktimë

Rudina Hajdari thirrje Ruçit: Merr masa, disa persona më kanë

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, në fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme, ka thënë se është kërcënuar në ambjentet e Kuvendit, madje në zyrën e saj, nga disa persona dhe se i kërkon Gramoz Ruçit të marrë masa lidhur me këtë çështje.

"Është e papranueshme që deputetët të kërcënohen. Kam patur raste kur persona kanë ardhur në zyrën time dhe më kanë kërcënuar. Ju lutem zoti kryetar, merrni masa përpara se të kemi ndonjë viktimë këtu në parlament. Asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar mirë. Asnjë deputet nuk duhet të marrë përforcime dhe të shantazhojë deputetë të tjerë. Ju lutem më duhet një përgjigje për shkresën time dhe të merren masa", u shpreh Hajdari.

Ndërsa Ruçi tha se problemet deputetët duhet t'i zgjidhin mes tyre dhe se duhet të ulen të bisedojnë, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një grindje mes deputetëve të nderuar të opozitës së re.

"Për problemet që keni vet, uluni dhe konkludoni sipas principeve demokratike dhe rregullores së Kuvendit", u shpreh Ruçi.

/TPZ.al/