AKTUALITET, 21 Qershor 2019, 20:34

VIDEO-LAJM/ Bashkëshortja e Bashës me vajzat mbërrin në PD për t’iu bashkuar protestës

VIDEO-LAJM/ Bashkëshortja e Bashës me vajzat mbërrin në PD



Një natë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha siguronte se protesta do të ishte paqësore dhe se të pranishme do të ishin edhe bashkëshortja dhe vajzat e tij

Në selinë e PD-së, ka mbërritur Aurela Basha e shoqëruar me vajzat për t’iu bashkuar më pas protestuesve në sheshin kryesor përpara Kryeministrisë.

Opozita zhvillon sot protestën e 9-të kombëtare në përpjekje për të ndaluar zhvillimin e votimeve të 30 qershor, i cili është shfuqizuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.