TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i ‘Bild’, Peter Tiede ka sfiduar sërish kryeministrin Rama, i cili pak kohë më parë tha se do ta padiste në gjykatën gjermane pas përgjimeve të publikuara ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook, ku i bashkangjitur është edhe raporti për Lirinë e Medias, Tiede i drejtohet Ramës duke e pyetur nëse ka hequr dorë nga padia që kihste vendosur të bënte.
“A dëshiron sërish të më padisësh, z. Kryeministër i Shqipërisë? Një delegacion ndërkombëtar për lirinë e medias ishte aty. Raporti flet në terma voluminozë, por lërja Chrone ta përkthejë”, shkruan Tiede.
Postimi i plotë:
Gazetari gjermen Peter Tiede ka publikuar përgjime lidhur me dosjen 184 dhe 339, ku të përfshirë kanë qënë eksponentë të PS-së, madje dhe vetë kryeministri Edi Rama. Pas publikimit të tyre Rama ka paralajmëruar padi për gjermanin ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda do të nisë hetimet për nxjerrje sekreti hetimor.