AKTUALITET, 21 Qershor 2019, 19:00

'O Bablok Budalla'/ Vasili-Ramës: Krimi i organizuar dhe korrupsioni yt i çfrenuar, dy arsyet pse nuk hapen negociatatat

'O Bablok Budalla'/ Vasili-Ramës: Krimi i organizuar dhe



Krimi i organizuar dhe korrupsioni i Edi Ramës janë dy arsyet që negociatat me BE nuk hapen.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Sipas Vasilit, fajtori i vetëm për këtë situatë është kryeministri   Edi Rama, të cilin e quan edhe Bablok budalla, referuar përgjimeve të fundit të gazetës “Bild”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Eshte krimi dhe korrupsioni yt,qe nuk hapen negociatat o Bablok Budalla!!!

Krimi i organizuar dhe korrupsioni i çfrenuar i Edi Rames jane dy arsyet qe negociatatat me BE nuk hapen.

Pergjegjesi i vetem eshte ai,frymezuesi i tyre eshte vetem ai,perfituesi kryesor prej tyre eshte vetem ai.

Pra ka vetem nje arsye,nje fajtor dhe nje shkaktar per mos hapjen e negociatave dhe ky eshte Edi Rama.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni yt eshte shkaku o Bablok Budalla”.