AKTUALITET, 21 Qershor 2019, 19:44

“Përdhosën flamurin kombëtar”, Spiropali sherr me Tedi Blushin: Ç’duhet të thonë shqiptarët kur shohin Ilirin



Disa flamuj kombëtarë të lënë për tokë, pas takimit elekotral të Partisë Socialiste në Shkodër, janë bërë shkak për një debat virtual mes zëdhënësve të dy institucioneve.

I pari që reagoi ishte zëdhënësi i Presidenti, duke thënë se me lënien në tokë të flamujve ishte përdhosur simboli kombëtar dhe shprehte keqardhje për këtë gjest të Partisë Socialsite.

Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura. Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment. U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar! U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!”, shkruante Blushi teksa postonte dhe një foto me flamujt të lënë përtokë.

E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e zëdhënëses së qëverisë, Elisa Spiropali. Deputetja dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit është shprehur se çfarë duhett ë thonë Shqiptarët kur shoohin metën që pozon para flamurit me një antidekret.

Zotërisë i paska kapur syri.net disa flamuj kombëtarë përtokë, përpara se organizatorët të pastronin vendin e mitingut dhe qenka shqetësuar për fatin e tyre! Po ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin Ilirin që pozon para flamurit kombëtar me antidekretin e tij?!”, shkruan Elisa Spiropali.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste zhvilloi një miting mes tensioneve në Shkodër. Në përfundim të takimit simpatizantët kishin lënë flamujt kombëtar që i tundin gjatë fjalës së Ramës në tokë dhe ishin larguar.