TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja Elda Hoti do t’i bashkohet opozitës në protestën e sotme që pritet të nisë në orën 20:00.
Në një status në rrjetet sociale, Hoti shkruan se nuk qëndron dot duarlidhur dhe se do të protestojë për zgjedhje të lira dhe pluraliste.
“Nuk mund të hesht dhe të rri duarlidhur, në ktë situatë që ndodhet Shqipëria ime!
Sot do jem me protestuesit në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe pluraliste, kundër kthimit te diktaturës për një Shqipëri Europiane!”– shkruan Hoti në statusin e saj.
Kujtojmë se deputetja e re e opozitës, Elda Hoti doli nga radhët e LSI-së.
Pasi pranoi mandatin e deputetes ajo u quajt ‘tradhëtare’ nga Monika Kryemadhi që së bashku me të gjithë opozitarët e tjerë dogjën mandatet.