TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra mijëra qytetarë, u janë bashkuar partive opozitare, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protesta ka qenë paqësore dhe kjo ka bërë që pjesëmarrja të jetë mjaft e lartë. Një pjesë e qytetarëve kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, duke ndjekur shembullin e kryetarit të Partisë Demokratike, i cili ka dalë në protestë sëbashku me vajzat dhe bashkëshorten.
Protestuesit kanë shpalosur parulla të shumta, kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e konsiderojnë qeveri të krimit. Një nga surprizat e protestës, ishte edhe një bust i kryeministrit, me përmasa shumë të mëdha, i ngjashëm me bustin e dikurshëm të diktatorit Hoxha, i cili u rrëzuar në mënyrë simbolike nga pjesëmarrësit.
Vendi gjendet në një krizë të thellë politike dhe vetëm nëntë ditë na ndajnë nga 30 Qershori, ditë kur Edi Rama do të marshojë i vetëm në zgjedhje, ndërkohë që Presidenti i vendit i ka anulluar zgjedhjet me anë të një dekreti. Data 30 Qershor, pritet të sjellë përplasje të forta mes palëve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se kriza politike nuk do të zgjidhet me pazar dhe se largimi i Edi Ramës, është i panegociueshëm.
"Kjo krizë politike duhet dhe do mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë atyre që u vodhën votën shqiptarëve. Në çdo vend tjetër të botës, në çdo vend evropian ky njeri do kishte shkuar në prokurori dhe qeveria do ishte dorëhequr.
Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit", u shpreh Basha në fjalimin e tij.
/TPZ.al/
VIDEO:
FOTO:
