TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të rinj dhe mbështetës të opozitës po shpërndajnë tani fletushka, ku shkruhet Voto 184, Voto 339.
Sipas Partisë Demokratike kjo është alternativa që Edi Rama u propozon shqiptarëve për të votuar që kur ka ardhur në pushtet, alternativën e bashkëqeverisjes me krimin, me të cilin është faktuar se ka vjedhur zgjedhjet. Në fletët që po shpërndajnë mbështetësit e opozitës, qytetarët ftohen të votojnë bandat kriminale, Abdylajt, Ymerlalat, Bablokun e krimit, dosjet 184 si dhe dosja 339.
Shpërndarja e “fletëve të votimit” pak orë para protestës bëhet bashkë me ftesën që qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme kombëtare, pa dallime partiake. Mbështetësit e opozitës thonë se pjesëmarrja në protestë është vota e duhur kundër qeverisjes ilegjitime, është referendumi më i madh kundër ortakërisë së qeverisë me krimin e organizuar.
