TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme, dokumentat që vërtetojnë se vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për trafik droge, me 7 vite e dy muaj burg.
Xhafaj, i ka adresuar më parë këto akuza, në Kuvend, duke i quajtur "sajesa", "sulme personale" dhe duke i etiketuar eksponentët e opozitës si "baltëhedhës" Ai ka thënë se PD ka patur mundësi të nxjerrë fakte, sepse ka qenë në pushtet dhe ka patur akses tek informacioni nëpërmjet Ministrisë së Brendshme. Pra, Fatmir Xhafaj, pretendonte se provat nuk ekzistonin, sepse ndryshe PD do ti kishte nxjerrë. Ministri e sfidonte në këtë mënyrë, Partinë Demokratike, që të paraqiste prova. Por sot, kjo parti ka publikuar pikërisht këto prova, që vërtetojnë se vëllai i ministrit është dënuar dhe se nuk e ka vuajtur asnjëherë dënimin.
Dokumenti:

Megjithatë, Xhafaj gjithmonë e ka ndjerë rrezikun e publikimit të këtyre provave, sepse ai në parlament deklaronte se edhe në rast të vërtetimit të akuzave, ai vetë nuk mund të mbante përgjegjësi as ligjore dhe as politike.
/TPZ.AL/
VIDEO:
