TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksponentë të Partisë Demokratike, kanë dalë sot në një konferencë shtypi, për të paraqitur fakte se vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për qëllim trafikun e drogës. Sipas dokumentave që ka nxjerrë PD, vëllai i ministrit, është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg, por ai nuk e ka kryer dënimin. PD pretendon se ai ka mbrojtje politike dhe se endet i lirë në Shqipëri ndërkohë që është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lecces.
"E vërteta është se ministri i brendshëm Xhafaj gënjen dhe është në dijeni se vëllai i tij, Agron Xhafaj, është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim. Ai është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga gjykata e Lecces."
"Me vendim nr 2232, i 2012, i Gjykatës së Lartë të Italisë është rrëzuar kërkesa e Xhafës duke lënë në fuqi dënimin me 7 vjet burg. Për pasojë ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së për drogën. Marrëveshja ishte për shkëmbim të drogës mes grupeve. Në operacionin e drogës merrte pjesë si i infiltruar një agjent i DEA-s, të cilit iu dërguar 1 kg heroinë që e siguroi Agron Xhafaj", u shpreh Këshilltari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi.
/TPZ.AL/
Video:

