TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke u nisur nga një deklaratë e ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa në kuvend se nuk ka prova që ta implikojnë vëllain e tij si një trafikant droge, Partia Demokratike ka nxjerrë sot dokumentat italiane që vërtetojnë dënimin e tij nga gjykata e Kasacionit të këtij vendi në 25 shator 2012. Enkeled Alibeaj ka thënë se ministri i brendëshëm ka përpos pegjegjësisë morale edhe përgjegjësi ligjore dhe ka shtruar këto pyetje :
A ka përgjegjësi ministri i brendëshëm dhe institucioni që ai drejton te identifikoje personat e denuar në mungesë dhe ti kapë ata ?
A e ka përfshirë Fatmir Xhafa Agronin ne listen e personave me skede kriminale ?
A eshte Agron Xhafa person i vezhguar nga policia?
A eshte familja Xhafaj nje nga familjet mafioze qe veprojne ne Shqiperi ?
Pse nuk ka kërkuar nisjen e proceduarave per arrestimin dhe ekstradimin e këtij trafikanti të dënuar në Itali me vendim të formës së prerë ?