AKTUALITET, 13 Mars 2018, 11:16

VIDEO/ Itali, plagosin me thika 2 adoleshentë shqiptarë dhe tentojnë të arratisen për në Shqipëri

VIDEO/ Itali, plagosin me thika 2 adoleshentë shqiptarë dhe

Tre adoleshentë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Bolonja për tentativë të rëndë vrasjeje. Tre 18-vjeçarët janë Klodian Mhilli, Klevjan Musaku dhe Xhoni Cani janë përgjegjës për sulmin ndaj dy bashkatadhetarëve të tyre 17-vjeçarë të dielën e kaluar, që i plagosën njerin në veshkë tjetrin në mëlçinë Piazza del Nettuon.

Ekipi i ndërhyrjes së shpejtë që arriti në vendin e ngjarjes e krijoi identitetin e sulmuesve prej dëshmive të të plagosurve të plagosur dhe miqve të tyre që ishin aty në ato momente. Kështu u bë e mundur të ndalohej arratisja e Klodian Mhillit, që u ndalua të hënën në aeroportin e Malpensa në Milano teksa donte të nisej për në Tiranë. Me të ishte edhe shoku i tij Xhoni Cani. Atyre iu vunë pranga.