TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Polici a ekryeqytetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e djeshme ku si pasojë e një shpërthimi në një dyqan celularësh, mbeti i plagosur pronari.
Në vijim të ngjarjes të ndodhur me datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën " Qamil Guranjaku", u arrestua në flagrancë shtetasi Gent Hoxha , 34 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambjentin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal.