TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dyshimet se shpërthimi në dyqanin e celularëve mund të kishte ndodhur nga lënda përbërëse e baterive, duket se është hedhur poshtë nga dëshmitarët e ngjarjes, para se ekspertët të zbulonin mbetje eksplozivi në vendin e ngjarjes.
“Fillimisht dëgjuam një shpërthim shumë të fortë. I ngjashëm me shpërthim lënde eksplozivi, tritol a diçka e tillë. Përreth pamë që ishin thyer xhama dhe kishte shumë dëme. Nxituam të shihnim se ku ndodhi ky shpërthim dhe pamë që servisi i celularëve ishte shumë i dëmtuar. Menjëherë i telefonuam Policisë dhe denoncuam se çfarë kishte ndodhur”, tregojnë disa dëshmitarë të ngjarjes.
Më pas, ata thonë se dy të rinj nxituan të futeshin brenda në dyqan për të parë nëse kishte persona të plagosur.
“Dy djem hynë brenda para se të vinte Policia. I pamë kur dolën duke mbajtur në krahë një person që ishte në gjendje shumë të rëndë. Dukej që ishte dëmtuar shumë, pasi shpërthimi ishte shumë i fortë. I ishin dëmtuar gishtat e duarve, këmbët dhe ishte i nxirë e i gjakosur në fytyrë. Më pas erdhi Policia dhe rrethoi zonën. Na largoi nga vendi i ngjarjes. Më pas erdhi edhe ambulanca që mori të plagosurin”, treguan dje dëshmitarët. Disa prej personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe të njohur të të plagosurit Gentian Hoxha, janë shoqëruar në Polici për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes.