AKTUALITET, 13 Mars 2018, 10:44

Spahiu “thumbon” INSTAT: Papunësia në Dibër ka rënë, sepse kanë ikur si emigrantë!

Spahiu “thumbon” INSTAT: Papunësia në Dibër ka

Duke marrë shkas nga një shkrim i publikuar sot lidhur me shifrat e larta të papunësisë në vend dhe kryesimin e këtyre shifrave nga qarku i Vlorës, ku në mesin e deputetëve të zgjedhur është edhe kryeministri, deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Spahiu ironizon në këtë status kryeministrin, ndërsa bënë edhe një krahasim. Ai thumbon rëndë INSTAT, teksa bënë një krahasim.

Spahiu shprehet se vlonjatët nuk duhet të mërziten për rritjen e nivelit të papunësisë, por të jenë të kënaqur me faktin se në zgjedhjet e fundit prej andej kanë dalë dhjetë deputet dhe kaq mjafton.

Nga ana tjetër ai e krahason këtë realitet me të kundërtën e asaj që po ndodh në qarqe të tjera e kryesisht në qarkun e Dibrës, ku papunësia ka rënë për shkak se dibranët e kanë gjetur zgjidhjen, kanë lënë Shqipërinë dhe prej kohësh kanë emigruar në Angli.

Postimi i Spahiut

Vlora mos të mërzitet për nivelin e lartë të papunësisë, i mjaftojnë dhjetë deputetë të punësuar prej tyre në zgjedhjet e fundit..!!

Sa për Qarkun e Dibrës, besoj fort që papunësia ka “rënë” më shumë, pasi shumë dibranë prej kohësh i janë drejtuar Anglisë, si emigrantë../TPZ.AL