TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Bolonjas, duke e mundur me rezultatin 1-2 falë dy golave të shënuar nga Romelu Lukaku. Fillimisht ishte Soriano ai që arriti të shënonte një supergol në minutën e 59-të, duke lëshuar një goditje nga jashtë zone.
Për të barazuar, ka menduar Lukaku në minutën e 75-të ku pas një sigurie të portierit dhe në mbrojtje, ai ka ndjekur deri në fund aksionin duke realizuar golin e barazimit. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Lautaro ka arritur të fitojë një penallti duke e ekzekutuar saktë Lukaku (90'+1) për të shënuar dhe golin e dytë për zikaltërit dhe të dytin personal.
Me këtë gol, Lukaku i jep Interit përkohësisht kreun e klasifikimit dhe tashmë e sheh veten në kuotën e 28 pikëve, dy më shumë se Juventusi. Bardhezinjtë luajnë në mbrëmje derbin përballë Torinos teksa, Lukaku tashmë ka arritur në kuotën e nëntë golave sezonalë në 11 ndeshje me Interin.
Bolonja – Inter 1-2
59′ Soriano / 75′, 90+1′ Lukaku