TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e “opozitë së re”, Rudina Hajdari është shprehur se është më e qetë, pasi kërkesa e saj drejtuar Kuvendit për marrjen e masave parandaluese në përgjigje të kërcënimit me jetë të pretenduar prej saj, u mor parasysh dhe “situata kaloi”.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Hajdari nuk preferoi të tregonte detaje rreth formës së kërcënimit dhe kanosësit. Hajdari tha se këtë informacion nuk donte ta ndante me publikun, për arsye se kishte ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem.
“Jam më e qetë. Ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni të kërcënimeve. Besoj se tensionet ndonjëherë dhe ngrihen dhe kuptohet që ne duhet të jemi sa më të sigurt mos të kemi përballje fizike me të tjerë. Duhet të bëjmë çfarë është e mundur për të siguruar zyrat në Kuvend. Është një situatë që kaloi dhe shpresoj të mos përsëritet. Mbrojtja është e domosdoshme për të gjithë ambientet, sicc ndodh në vendet e tjera. Nuk kam dëshirë të ndaj me publikun si kanë ardhur kërcënimet, unë kam ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem”, tha Hajdari.