TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare kundër Krimeve ndaj Gazetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, DASH-i shkruan se është koha për t’i dhënë fund dhunës ndaj profesionistëve të medias.
Ndër të tjera, DASH-i thekson se Amerika mbështet gazetarët dhe median e lirë.
“Mbështetja e kombit tonë për median e lirë është e parashikuar në kushtetutën tonë. Në shumë vende, gazetarët janë të kërcënuar.
Në Ditën Ndërkombëtare për Krimet kundër Gazetarëve, ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj profesionistëve të mediave,”– shkruhet në status.