TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të gjetur se kush ishte shënjestra e atentatit të djeshëm që vijon të raportohet si i adresuar ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, Prokuroria e ka klasifikuar ngjarjen lidhur me veprat “grup të strukturuar kriminal” dhe “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë”.
Ndonëse, sipas dëshmisë së Ndojas, ai nuk ishte i targetuari i atentatit, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk e kanë përjashtuar pistën e parë të hetimit, që konsiston në goditje për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, Policia ka kryer në orët në vazhdim shoqërime të 20 shtetasve që kanë probleme me ligjin, apo që kanë qenë të skeduar, duke marrë edhe deklaratat e tyre.
Mes të shoqëruarve që më pas u lanë të lirë janë Plarent Dervishi, kunati i Lul Berishës dhe Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.
Policia do t’i rikthehet sërish të plagosurve për të marrë detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes. Madje, grupi i hetimit po diskuton mundësinë që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur të gjendur pas atetnatit, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjen që ka nën hetim. E njëjta dëshmi do t’i merret edhe Aleksandër Lahos, i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit.