AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 17:33

Roma fut në krizë Napolin dhe e largon nga kreu, Hysaj e ndjek nga stoli

Roma fut në krizë Napolin dhe e largon nga kreu, Hysaj e ndjek nga

Roma e problemeve ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi, duke mundur në përballje direkte Napolin me rezultatin 2-1. Zaniolo dhe Vertu kanë qenë autorët e golave për skuadrën e Fonsekës, duke futur më shumë në krizë rezultatesh Napolin e Karlo Ançelotit.

Që në minutën e 19, Zaniolo ka arritur të shënojë një supergol duke gjetur trekëndëshin e Napolit, teksa Kolarov ka humbur një penallti në minutën e 26. Mbrojtësi grek nuk ka arritur të shënojë nga penalltia duke e ndalur portieri penalltinë teksa në minutën e 55 është akorduar një tjetër penallti.

Këtë radhë, e ka marrë përsipër Veretu duke e ndalur në rrjetë teksa vetëm pak minuta më vonë, Napoli ka hyrë në garë duke shënuar me anë të Milik. Në minutën e 96, Çetin ka lënë Napolin me 1 lojtar më pak pas kartonit të kuq, ndërkohë që Hysaj e ka ndjekur nga stoli këtë takim.