AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 18:07

VIDEO/ Bajern Mynih turpërohet me goleadë nga Ejntraht Frankfurti, Lajpcig fiton 8-0 me Mainz

VIDEO/ Bajern Mynih turpërohet me goleadë nga Ejntraht Frankfurti,

Java e 10 e Bundesligës gjermane ka sjellë jo pak rezultate surprizë, aty ku padyshim ka spikatur humbja e thellë në transfertë e Bajern Mynihut. Bavarezët janë turpëruar nga Ejntraht Frankfurti duke u mundur me rezultatin e thellë 5-1, teksa për të besuarit e Kovaç ka shënuar vetëm Levandovski.

Gjithçka ndryshoi pak minuta pas fillimit kur në minutën e 9, Boateng doli me të kuq dhe më pas 2 gola në të parën e 3 në të dytën, vulosën fitoren e Frankfurtit. Kjo humbje, e zbret Bajernin në vendin e katërt teksa me goleadë ka arritur të fitojë edhe Lajpcigu.

Skuadra e Nagelsman ka mundur me shifrat 8-0 skuadrën e Mainzit teksa ka shkëlqyer Timo Verner me 3 gola dhe 3 asiste në këtë takim. 3-0 ka arritur të fitojë edhe Dortmundi teksa Gladbahu ka fituar 1-2 në transfertë. Në barazim 2-2 u ndal Verderi i Rashicës.

Rezultatet:

Frankfurt – Bajern Mynih 5-1

Lajpcig – Mainz 8-0

Leverkusen – Gladbah 1-2

Dortmund – Volfsburg 3-0

Verder – Frajburg 2-2