AKTUALITET, 10 Maj 2021, 13:05

VIDEO/ Gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome, vijojnë përplasjet me palestinezët në Jeruzalem

VIDEO/ Gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome, vijojnë
Palestinezët janë përplasur ditën e sotme me policinë izralite në sheshin e xhamisë al-Aqsa. Për pasojë kanë mbetur të plagosur qindra persona. Në përplasje u përdoren gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Një shofer izraelit eci me makinë drejt turmës palestineze ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gurë. Herët në mëngjes, qindra, palestinezët hodhën objekte drejt policisë izraelite të sigurisë të vendosura brenda Sheshit të Xhamisë. Një gazetar i Agjencisë Franceze raportoi se dhjetëra qytetarë u transportuan me ambulancë. “Ka qindra të plagosur nga përleshjet në shesh, rreth pesëdhjetë prej të cilëve duhej të dërgoheshin në spitale”. Policia izraelite tha në një deklaratë se po punonte për të shuar dhunën në shesh. Të premten në mbrëmje, më shumë se 200 persona, kryesisht palestinezë, u plagosën në përleshjet midis policisë dhe palestinezëve në Sheshin e Xhamisë. Të shtunën dhe të dielën, qetësia u kthye në shesh, por përplasjet midis palestinezëve dhe policisë Izraelite vazhduan në pjesë të tjera të Jeruzalemit Lindor. Përballë kësaj situate, me kërkesë të Tunizisë, sot do të zhvillohet takimi i OKB mbi situatën e krijuar në Jeruzalem.