AKTUALITET, 10 Maj 2021, 12:56

Të mërkurën pritet të arrijnë në Kosovë mbi 62 mijë vaksina të AstraZeneca-s

Të mërkurën pritet të arrijnë në Kosovë mbi

“62 mijë e 400 doza janë gati për t’u dërguar në Kosovë dhe pritet të mbërrijnë më 12 maj”, është thënë në një përgjigje të shkurt nga Aleanca COVAX.

Ndryshe ky është kontingjenti i dytë i vaksinave që sjell Alenca COVAX në Kosovë. Më 28 mars të këtij viti kishin arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Ky kontingjent ishte në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Javën e kaluar në Kosovë kishin arritur edhe 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech. Nga sasia e këtyre dozave deri dje është thënë se janë shpenzuar 3 mijë 500.