TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës.
Policia raporton se trupi i viktimës ishte i dekompozuar dhe që jetonte vetëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Megjithatë, grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.