AKTUALITET, 10 Maj 2021, 12:32

Trajtoi pacientët nga Kosova që u helmuan nga kërpudhat, flet mjeku: Veshka dhe mëlçia ishin jashtë funksionit

Trajtoi pacientët nga Kosova që u helmuan nga kërpudhat, flet

Mjeku i QSUT Alert Drishti i cili ka pritur tre pacientët nga Gjilani të cilët ndërruan jetë si pasojë e helmimit pasi konsumuan kërpudha ka deklaruar në një prononcim për ABC se ata kanë ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Durrësit.

Mjeku shprehet se të tre pacientët ishin në fazën e tretë kur veshka dhe mëlçia e tyre kishte dalë jashtë funksionit.

Sipas mjekut pacienti nuk shfaq shenja të helmimit pas konsumimit të kërpudhës deri në gjashtë orë më vonë dhe më pas deri në 24 orë futen në fazën e dytë të helmimit që dëmton organet e tyre.

“Silen nga spitali i Durrësit me ambulancë me ne. Menjëherë u konstatua se kishin një gjendje të rëndë. Pacientët ishin në fazën e tretë të toksikacionit nga kërpudha.

U filluar mjekimi. U morën analiza.

U konstatuan se ata ishin në gjendje të rëndë. Ishin në fazën e tretë. Kjo kërpudhe kur hahet dhe konsumohet pacienti nuk shfaq shenja për 6 orë. Pastaj deri në 24 orë kemi periudhën e dytë. Pacient vjen me diarre dhe të vjella.

Faza e tretë është 24 orë deri në tre ditë. Kemi fazën e mëlçisë dhe veshkës. Pacientët erdhën pikërisht në këtë fazë kur mëlçia dhe veshka kishin dalë nga funksioni. Edhe pacientët që trajtohen që në fillesë progonze e tyre mund të jetë fatale.

Pacientët erdhën në ditën e tretë.

Pesë orë kanë qëndruar në Urgjencë dhe toksikologji dhe më pas janë transferuar në reanimacion.

E moshuara ishte me problem zemre dhe vdiq e para. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në QSUT. Më pas humbi jetën i biri dhe më vonë nusja”, u shpreh mjeku.