AKTUALITET, 10 Maj 2021, 12:42

Tre ambasadorë nëpër liqenin e Komanit: Evropa është këtu!

Tre ambasadorë kanë përshkuar me traget, liqenin e Komanit bashkë me të rinj nga Tropoja, për të përcjellë mesazhin "Evropa është këtu", në nisje të Javëve të Evropës 2021.

"Çfarë nisje e shkëlqyer e Javëve të Evropës 2021!" - e ka vlerësuar ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Ambasadori Luigi Soreca njoftoi se ishte së bashku me Ambasadoren franceze Elisabeth Barsacq dhe Ambasadorin spanjoll Alonso Marcos tek udhëtuan përmes liqenit të Komanit me të rinj nga Tropoja.

"Biseda të hapura, ekspozitë pikture dhe muzikë e shkëlqyer u zhvilluan në anijen që drejtohej për në Bajram Curri."

"Bisedë frymëzuese me të rinjtë ndërsa udhëtonim nëpër një peizazh mahnitës, për të dëgjuar të rinjtë shqiptarë kudo që janë dhe t'i mbështesim ata për të bërë ëndrrat e tyre realitet.

Kënaqësi të kishim në bord edhe Ambasadorët tanë të Rinj Evropianë që organizuan këtë takim," tha Ambasadori i BE, Luigi Soreca.