AKTUALITET, 10 Maj 2021, 11:44

Ekspertiza/ Zbardhet shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, u helmuan nga kërpudhat

Ekspertiza/ Zbardhet shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të

Zbardhet shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

‘Balkan Web’ raporton se nga këqyrja e tre trupave të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

Burime nga policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.

Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, tre anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.