AKTUALITET, 10 Maj 2021, 12:21

Berisha reagon në vend të Lulzim Bashës: Procesi i Edvin Drogës kundër Ilir Metës, puç antikushtetues!

Berisha reagon në vend të Lulzim Bashës: Procesi i Edvin

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pasi mazhoranca nisi një tjetër proces për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Sipas Berishës, ky është një proces puçist antikushtetues. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do të votojë në bllok për shkarkimin e Ilir Metës.

Mesazhi i Berishës:

Procesi i Edvin Drogës kundër presidentit, proces puçist antikushtetues!

Të dashur miq, pas grabitjes së zgjedhjeve, dhunimit masiv të vullnetit të shqiptareve me angazhimin e të gjithë shtetit monist, bajlozëve të zi të krimit dhe qindra milionë euro para droge, por edhe të thesarit të shtetit, Edi Rama, kreu i meduzës së krimit të organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjëherë vazhdimin e grushtit të shtetit me procesin antikushtetues të shkarkimit të presidentit të republikës.

Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt puçist destabilizues dhe paralajmëroj Edi Ramën se po firmos kështu fundin e shpejtë dhe merituar të një krimineli puçist.