TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familjarët e vajzës që vdiq gjatë lindjes, disa javë më parë kërkojnë drejtësi. Ata kanë ardhur këtë mëngjes para prokurorisë në shenjë proteste.
Familjarët e Elisabeta Lamaj kërkojnë që prokuroria të hetoje pasi kanë bërë kallëzimin. 31-vjeçarja humbi jetën gjatë lindjes në maternitetin e Fierit. Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mjekët dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim në prokurori.
“Unë jam kunata e Elisabetës.
I lutem shtetit dhe prokurorisë të vërë dorën në zemër për ato dy vajza që janë jetime. Kërkojmë drejtësi! Unë jam e fushës së mjekësisë, punoj laborante.
Nuk e di si ata mund të thonë pësoi arrest kardiak apo tromboembolinë, pse nuk doli doktori ta takonte bashkëshortin dhe t’ja thoshte vetë.
Pse i bëri analizat tre ditë para, ku ato analiza bëhen brenda një ore,” shprehet e afërmja e viktimës para mediave.