Numri i policëve që janë angazhuar për gjyqin e kuksianëve në Tiranë mendohet se janë më shumë se 1 mijë vetë. Policët kanë rrethuar gjykatën e Tiranës, ku janë sjellë 23 të arrestuarit e protestës në Kukës, ndërsa familjarët e tyre qëndrojnë në anën tjetër të rrugës.
Nga Drejtoria e Policisë së Tiranës deri në gjykatën e Tiranës, rruga është e mbushur me policë. Fotot më poshtë japin një ide më të mirë të asaj që po ndodh:



