AKTUALITET, 4 Prill 2018, 10:49

"Shtetrrethimi", aktivisti: Kanë frikë, ndaj kërkojnë të na fusin frikën!

Rrugët e kryeqytetit sot janë mbushur me forca të shumta policore. Veçanërisht rruga që të çon në Gjykatën e Tiranës, është bllokuar dhe gjykata është rrethuar. Edi Rama ka nxjerrë në rrugë policë të panumërt.

Aktivisti Arlind Qori, e sheh prezencën e forcave të rendit, si një shenjë të frikës së madhe të pushtetit, i cii përdor policinë për të trembur qytetarët.

"Kanë frikë, ndaj kërkojnë të na fusin frikën. Sot me policë, nesër kushedi me ushtarë", shprehet Qori në rrjetet sociale.

/TPZ.AL/