AKTUALITET, 4 Prill 2018, 11:02

Protestë edhe në Ballsh, naftëtarët shpërthejnë portat e uzinës (video)

Protestë edhe në Ballsh, naftëtarët shpërthejnë
Naftëtarët e Ballshit, kanë protestuar ditën e sotme, për shkak se nuk kanë marrë pagat e prapambetura dhe aktualisht janë të papunë.  Naftëtarët kanë arritur të shpërthejnë portat e uzinës dhe të futen brenda. 

Sipas sindikalisteve, kompania e re që ka marrë uzinën, nuk merr përsipër asnjë detyrim te mëparshëm, as 15 pagat e prapambetura te rreth 1000 naftëtarëve. Presidenti i konfederatës se sindikatave, Taf Koleci e ka cilësuar te paligjshme këtë mënyre te lidhjes se kontratave me naftëtarët.