LIFESTYLE, 28 Qershor 2020, 21:31

VIDEO/ “Është mirë kur shënon vetë”, Meta vazhdon plazhin, luan futboll në “Gjirin e Lalëzit”

VIDEO/ “Është mirë kur shënon vetë”, Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me sa duket ka zgjedhur të kalojë këtë fundjave me temperatura të larta, në Gjirin e Lalzit, larg Tiranës së zhurmshme.

Siç shihet në këtë video, kreu i shtetit, i cili njihet për dobësinë e tij ndaj futbollit, ka zgjedhur të luajë me disa të rinj në rërën e plazhit të “Shën Pjetrit”, pikërisht sportin e tij të preferuar, footballin.

Në një status ne rrjetet sociale, Meta shkruan:

Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët. Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive.

Kreu i shtetit njihet edhe si tifoz i zjarrtë i klubit të njohur skocez, Celtic, simpatinë ndaj të cilit e shpreh shpesh herë edhe në rrjetet sociale.