LIFESTYLE, 28 Qershor 2020, 15:14

FOTO/ Cristiano Ronaldo me look të ri: nuk kanë të mbaruar talljet e shokëve

FOTO/ Cristiano Ronaldo me look të ri: nuk kanë të mbaruar
Pantallona të shkurtra, këmishë me lule, atlete tenisi e syze të rrumbullakëta si ‘Jonh Lennon’. Ditën pas fitores kundër Lecce, Cristiano Ronaldo ka publikuar në Instagram imazhin e tij të ri, duke marrë mbi 10 milionë pëlqime në rrjetet sociale, por edhe komentet zbavitëse të shokëve të skuadrës apo kolegëve të tjerë. “Të nisësh fundjavën me një atmosferë të mirë e një stil të bukur” është postimi që shoqëron foton. “E pabesueshme” është komenti i Leonardo Bonucci. “Ec tani vëlla … stil i bukur, unë nuk e di” ishin fjalët e ish-shokut të skuadrës Medhi Benatia. Sarkastik edhe Cuadrado: “Eshtë një stil i bukur, për të shëtitur në plazhin e Necocli!”