AKTUALITET, 9 September 2026, 13:29

Operacioni/ Ekstradohet nga Italia Ervis Deti, i arrestuar për trafikim lëndësh narkotike

Ervis Deti, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Italia.  

Ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Deti është dënuar nga drejtësia në Bari për trafikim të lëndëve narkotike.

"Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është finalizuar procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali të shtetasit E. D., 41 vjeç, të cilit, në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", njofton policia.