Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Dyshja pranoi lidhjen publikisht, pas një kohe të gjatë që përfliteshin nëpër media për romancën e tyre.
Madje, para pak ditësh ata u bënë sërish kryefjalë e mediave rozë se dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të parë por këto spekulime nuk zgjatën shumë pasi ishte vetë këngëtarja e cila përmes një postimi në Instagram hodhi poshtë lajmet, duke thënë:
“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë nuk kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë, ju uroj fundjavë të mbarë”.
Ata kanë qenë shumë të rezervuar përsa u përket postimeve në krah të njëri-tjetrit, por së fundmi ka qenë këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video, ku shfaqet së bashku me Albanin në makinë.
“Se e kemi shoferin serioz ne timon? A+Ç=❤️❤️”, ka shkruar Çiljeta krahas videos, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive për dyshen