TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë prej muajsh duhet të ziente nga punët, pasi është institucioni më i rëndësishëm për përballimin e situatës së COVID-19, por duket se stafi gjen kohë për të pozuar për rrjetet sociale.
Brenda mureve të godinës, këshilltarët dhe asistentët duket se kanë shumë kohë të lirë. Ky është rasti i këshilltares Ketrin Zeno dhe asistentes Anxhela Seferi, që relaksohen në zyrat e shtetit dhe e reklamojnë dhe në Instagram.
Zeno ka publikuar një foto me kolegen e saj, ku shihen të dyja me këmbë mbi tavolinë dhe kanë kombinuar veshjen. Me geta me pika dhe me këpucë të zeza, Seferi dhe Zeno tregojnë se në zyrat e shtetit bëhet qejf dhe këmbët mund t’i mbash edhe mbi tavolinë.