AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 12:27

VIDEO/ Dy moderatorët përjetojnë tërmetin live në emision

VIDEO/ Dy moderatorët përjetojnë tërmetin live në

Nga lëkundjet e vazhdueshme pas tërmetit tragjik të mëngjesit së djeshëm, nuk ka mbetur njeri pa u frikësuar. Këto momente tmerri i kanë përjetuar edhe dy moderatorët e “Top Channel”, Ori Nebiaj dhe Isli Islami kanë treguar përmes një video të publikuar në rrjetet sociale sesi e kanë përjetuar ata tërmetin brenda studios. Ata kanë qenë duke raportuar live në mëngjesin e djeshëm, ku në orën 7:08 lëkundjet e tërmetit panikosën Orin dhe Islin. “Një tjetër tërmet sapo ra… okej….”- dëgjohet të thotë Isli ndërkohë që mbahej në tavolinë, ndërkohë që lëkundjet konfirmoheshin edhe nga Ori.