TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dorezohen ne polici dy persona, qe kane pranuar se jane ata ekzekutoret e shqiptarit 24 vjecar Viktor Picaku, i cili u qellua per vdekje ne mes te sheshit Abbazia, ne Corato te Barit.
Kane qene dy persona me motor qe e ndoqen nga pas dhe e qelluan pas shpine, duke e qelluar me dy plumba, ne koke dhe mushkeri.
Mediat italiane bejne me dije se autorët e vrasjes jane tashme ne polici. Dy te rinjte, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur u dorëzuan vete ne polici, nderkohe qe kjo e fundit ishte vene ne ndjekje te tyre, pasi kishin dale ne drite edhe4 pamjet nga krimi.
Nuk dihen zyrtarisht ende arsyet pse i bene prite dhe me pas e vrane te riun shqiptar, por nga rrefimi i pare qe eshte dhene ata kane thene se donin vetem ta trembnin.
***
Ne kete video, publikuar ne mediat italiane, e qe thuhet se eshte marre nga kamerat e sigurise, duket momenti i vrasjes se shqiptarit.
Viktori eshte ai qe lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, në mes të sheshit, ndërsa qellohet me arme, nga nje motor qe ishte ndaluar aty prane.
https://youtu.be/qukYspMY7n0
Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, per te riun shqiptar nuk mund te behej dot asgje, pasi kishte marre plage vdekjeprurese ne koke. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autoret.
Nderkohe qe mediat italiane bejne me dije se shqiptari i ekzekutar eshte Viktorian Pikaku, por nuk ka asnje te dhene per identitetin e autoreve.
Shqiptari kishte precedente per krime te vogla, por nuk ishte pjese e ndonje grupi apo bande kriminale. Nderkohe qe hetimet perfshijne nje vrasja për motive pasionale, pasi dyshohet se i riu ka mbrojtur nje vajze.
https://youtu.be/zfDaxxuVRJQ