TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin e zonjës Eni, "Open", ka derdhur jo vetëm një arsenal fyerjesh banale ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë, siç ndodh zakonisht dhe tashmë nuk i bën përshtypje askujt në Shqipëri dhe më gjerë, por ka shpalosur edhe disa "hungërima" të paprecedenta për një politikan të lartë.
Këto hungërima të Edi Ramës, të shoqëruara edhe me gjestikulacione po aq të paprecedenta, nuk janë dëgjuar nga asnjë kryeministër tjetër, në kontinentin europian, apo edhe atë afrikan.
Për këtë arsye, ato mund të klasifikohen si tepër unike dhe dëshmi e ndërthyrjes së gjuhës dhe britmave të homo sapiensit dhe një specieje të paidentifikuar. Rezultatin e këtij bashkimi mund ta ndiqni në videon më poshtë! /TPZ.al/
VIDEO: